Njomza Hoxha

Vlerësuese e licnecuar e shkallës së parë për Pronat e Paluajtshme & Konsulente Financiare

Ajo ka përvojë në menaxhim të projekteve, analiza financiare, banka dhe financa, zhvillim të biznes planeve, dhe ofrim të shërbimeve të konsulencës dhe këshillave. Njomza më herët ka punuar në auditim për Deloitte Kosova, ku ka përfituar përvojë të konsiderueshme në menaxhim dhe kryerje të auditimeve financiare dhe menaxheriale. Kjo kryesisht ka përfshirë ofrimin e këshillave praktike në arritjen e përmirësimeve të vazhdueshme biznesore. Ajo ka audituar dhe këshilluar kompani dhe korporata të mëdha Kosovare që veprojnë në institucione të ndryshme, si: banka, institucione mikrofinanciare, institucione të sektorit publik, kompani të sigurimeve, kompani prodhimi, dhe OJQ.

Njomza ka Diplomë Universitare në Banka, Financa dhe Kontabilitet dhe aktualisht është duke përfunduar Magjistraturën në fushën e njëjtë në Universitetin e Prishtinës.