KRG është kompani që ofron shërbimet 360 shkallë në sektorin e tregut të pronave të paluajtshme në Kosovë.

——KRG menaxhohet nga ekspertë të rinjë Kosovarë në fusha që përfshijnë vlerësime të pronës, ekonomi, biznes, financa, projektime, sigurime dhe çështje ligjore. Përveç arsimimit superior, ekspertët e KRG-së sjellin përvojë të gjerë kosovare dhe ndërkombëtare në menaxhim të projekteve, zhvillim të bizneseve fillestare, konsulencë menaxhmenti, analiza financiare dhe auditim, banka, ngritje kapacitetesh, menaxhim të shërbimeve, menaxhim të resurseve njerëzore, kampanja politike dhe sondazhe të opinionit publik.

KRG është themeluar nga Gent Sejdiu i cili posedon një pasuri të madhe të përvojës në menaxhment të financimit të shitjeve të Pronës së Paluajtshme dhe aftësi të dëshmuar të shitjeve të suksesshme dhe zhvillimit biznesor.

Që nga 2008, ai ka punuar për Raiffeisen Bank Kosovo dhe Raiffeisen Leasing Kosovo si menaxher i lizingut të Pronës së Paluajtshme dhe shitjes së Hipotekave.

Zyra Qëndrore është e vendosur në kryeqytetin Prishtinë dhe së shpejti zyret e reja të KRG do të hapen edhe në qytetet tjera të mëdha.