Hulumtimet e Tregut të Pronave të Patundëshme
Në sektorin hulumtimit të tregut të patundshmërisë e KRG’së, kemi një ekip të përkushtuar në prodhimin e analizave  të thukëta dhe të besueshme për tregun e pronave të patundëshme në  Republikën e Kosovës, për gjithë gamën e aseteve të patundëshmërisë.
Qasja e ekipit të KRG-së është ta vëjë tregun e pronës së paluajtshme në kontekst të jetës reale. Duke marrë në konsideratë shtytësit ekonomik, politik, social dhe kulturor dhe duke shfrytëzuar teknologjinë e re dhe parimet e analizimit të të dhënave në sasi të mëdha, kjo nënkupton që sektor i KRG është në gjendje të ofroj analiza të tregut si në nivelin makro poashtu edhe në atë mikro.  KRG është lider në analizat e tregut të pronës së patundëshme në Kosovë. Nga Janari i vitit 2018 kemi filluar të gjenerojm raporte të hulumtimit të tregut të pronave të patundëshme  për klientët tanë.

→ Publikime