Prona për Shitje dhe Qeradhënje

Nëse dëshironi të bleni, të jepni me qera, të merrni me qera apo të shitni pronën e juaj, specialistët tanë janë të gatshëm të ofrojnë ekspertizë mbi tregun vendor të pronës. Shërbimet tona të ndërmjetësimit udhëhiqen nga ekipe të konsulentëve profesionistë të cilët janë në gjendje të këshillojnë në një gamë të gjerë të shërbimeve duke përfshirë Vlerësimet, Shërbimet Financiare dhe Zhvillimet Rezidenciale.
Ne kemi një marrëdhënie të shkelqyeshme dhe të besueshme me të gjithë zhvilluesit kryesor të pronës së paluajtshme të cilët na vënë në dijeni mbi pronat që pritet të hyjnë në treg. Gjithashtu, rrjeti ynë lokal privat i informatave na siguron që të jemi në hap me çdo pronë të rëndësishme e cila pritet të bëhet e disponueshme.

Shërbimet e ofruara:

Ne ofrojmë shërbime të dizajnuara enkas të cilat do të ofrohen nga ekipi ynë me përvojë i shitjeve.

Këshilla ekspertizë të tregut, informata të hollësishme mbi pronën dhe hapësirën do të ofrohen nga ekipi ynë i agjentëve të specializuar.

Ne kemi një rrjet të gjërë që na ndihmojnë të gjejmë pronën e duhur për klientët tanë.

Do të ofrohen shërbime të dedikuara pronës për t’i ndihmuar klientët tanë me secilin hap të procesit të blerjes nga financimi i pronës, anketimi, sigurimi i shtëpisë dhe financave dhe zgjidhje interiori.

Ne bashkëpunojmë ngushtë me zhvilluesit kryesor në Kosovë dhe Shqipëri.