Konsulencë për Ndërtim & Restaurim

Ekipi ynë i arkitektëve është i specializuar në rindërtimin e shtëpive në gjithë Kosovën.

Ne ofrojmë një shërbim të plotë të ndërtimit nga koncepti deri në përfundim, duke sjellur kontraktorët e besueshëm dhe konsulentë për asistim në projekte ku dhe kur të është e nevojshme. Ne gjithashtu jemi të lumtur të punojmë krah për krah me konsulentët e përzgjedhur nga klientët tanë apo të hyjmë në një konsulence të vetme apo shqyrtim projekti.

Arkitektët tanë do të ofrojnë këshilla të paanshme dhe një pikë të vetme të kontaktit për t’a bërë rrugëtimin e klientit nëpër procesin e ndërtimit të kënaqshëm. Filozofia jonë është që të krijojmë ndërtesa që reflektojnë standardet më të larta të dizajnit dhe konservimit.

  • Shërbimet tona dizajnojnë si tradicionalen ashtu edhe modernen, duke shkrirë ekzistuesen me bashkëkohoren.
  • Nxjerrja e planifikimit dhe leja për ndërtim.
  • Dizajn i detajuar i punimeve dhe pajisjeve.
  • Skica teknike si për ndërtim ashtu edhe për përmbushje të rregulloreve të ndërtimit.
  • Përpilim i specifikimeve të punës dhe ftimi i kontraktorëve ndërtues për të tenderuar.
  • Menaxhim të fazës së ndërtimit të një renovimi ndërtese.