Marketing dhe PR

KRG punon ngushtë me kompani me profesionalizëm të lartë në Marketing & PR për të mbështetur kompaninë tuaj në ripozicionim në treg dhe rritje të shitjeve.

Ne mund të prodhojmë rezultate efektive duke kombinuar kreativitet strategjik, hulumtim tërësor të tregut, ekspertizë dhe kontakte personale për të ofruar shërbime të pakrahasueshme të marketingut dhe publicitetit.

Disa nga shërbimet tona të radhitura më poshtë ofrojnë ndikim dhe rezultate maksimale për të ndërtuar më së miri prezencën dhe reputacionin e brendit tuaj:

Marrëdhëniet me Publikun

Ne specializojmë në sigurimin e mbulimit të besueshëm editorial për të ndihmuar në rritjen e të hyrave të klientit tonë. Mbulimi medial fitohet përmes të gjitha mediumeve: TV, radio, gazeta, revista dhe online. Ekipi ynë i ekspertëve krijon pika specifike të lajmeve me vlerë që kanë të bëjnë me produktin apo shërbimin tuaj për mbulim editorial medial. Ndryshe nga reklamimi, ju paguani për kohën tonë, e jo për kostot e një reklamimi.

Rrjetet Sociale

Ne specializojmë në ndërtimin e komuniteteve dhe zgjerimin e databazës së marketingut direkt të klientëve tanë. Shërbimet e mediave sociale përfshijnë mbështetjen tonë në platforma si Facebook, Twitter, Instagram, YouTube, Google+, Linkedin, Flickr dhe Vimeo mes tjerash.

Marketingu Online

Ne shfrytëzojmë kombinim të faktorëve për të arritur stabilitet dhe për të ndërtuar besimin shitës-konsumator. Parimi bazë për shërbimet tona të marketingut përmes internetit është se ne kujdesemi që uebfaqja juaj të jetë e qasshme për audiencën më të gjerë të mundshme. Shërbimet tona të marketingut përmes internetit sjellin trafikun e synuar në faqen tuaj.

Shërbimet tona të marketingut përmes internetit përfshijnë:

  • Search Engine Optimization (SEO)
  • Marketing dhe Shitje Direkte Online
  • Reklamim në Internet
  • Marrëdhënie me Publikun Online (PR)
  • Artikuj të Lajmeve Online
  • Konsulta për Ndryshime në Uebfaqe
  • Marketing viral
  • Marketing përmes Emailit
  • Marketing sipas Kontekstit

Shërbime Kreative

Përfshin si dizajnin grafik ashtu edhe mbrojtjen autoriale. Ne mbështesim brendet në iniciativat e tyre për hyrje në treg si dhe zhvillimin e përgjithshëm të brendit të tyre.

Zhvillimi  i Ueb

Ne specializojmë në shërbime me çmime të përballueshme nw zhvillim të ueb faqeve dhe tregtimit online. Llojet e ndryshme të shërbimeve të ueb zhvillimit përfshijnë uebfaqe për tregtim online, uebfaqe të biznesit, ueb aplikacione sipas kërkesës etj.